Aktualitet

Kim riposton mesazhin e Blinken: Siguria në diskutim nga ndërhyrja ruse në Ukrainë

8 Janar 2022, 06:13 Nga DOSJA
Kim riposton mesazhin e Blinken: Siguria në diskutim nga ndërhyrja

TIRANË – Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar në profilin e saj në Tëitter një postim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku citohet një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në lidhje me ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë. Ndër të tjera në këtë deklaratë, Blinken thotë se veprimet e Moskës kanë kërcënuar të krijojnë një precedent të ri në Evropë, ku parimet themelore jetike për paqen dhe sigurinë janë në diskutim.

Deklarata e Anthony Blinken:

Veprimet e Moskës kanë kërcënuar të krijojnë një precedent të ri në tokën evropiane, ku parimet themelore ndërkombëtare jetike për paqen dhe sigurinë janë në diskutim: Që kufijtë dhe integriteti territorial i një shteti nuk mund të ndryshohen me forcë.

.@SecBlinken: Moscow’s actions have threatened to set a new precedent on European soil whereby basic international principles vital to peace and security are up for debate: That the borders and territorial integrity of a state cannot be changed by force. pic.twitter.com/AjB62WZMcW

— Department of State (@StateDept) January 8, 2022

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë bisedime javën e ardhshme në Gjenevë pasi Moska grumbulloi dhjetëra-mijëra trupa në kufirin ukrainas dhe i kërkoi Perëndimit garanci kundër zgjerimit të aleancës së NATO-s.

Duke vënë në dukje shpresat e Rusisë për përparim në fusha të tilla si kontrolli i armëve, Blinken tha se është shumë e vështirë të bësh përparim aktual në ndonjë nga këto fusha në një atmosferë përshkallëzimi dhe kërcënimi me një armë të drejtuar nga koka e Ukrainës.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, tha Blinken.

Këto deklarata Blinken i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në kuadër të vizitës së saj të parë në Uashington, që prej marrjes së detyrës.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike anthony blinken konflikti rusi-ukraine yuri kim anthony blinken konflikti rusi-ukraine yuri kim

Sondazh

Poll