Aktualitet

Berisha: Zëdhënësit më të afërt të Bashës kanë kërcënuar, do ketë viktima e gjak

7 Janar 2022, 20:27 Nga DOSJA
Berisha: Zëdhënësit më të afërt të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se deklaruar se persona pranë kryedemokratit Lulzim Basha kanë paralajmëruar dhunë e gjak gjatë protestës që pritet të zhvillohet nesë para selisë blu. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se njerëz të afërt të Bashës kanë deklaruar se pa derdhur gjak nuk do ta lëshojnë selinë blu, duke paralajmëruar kështu konflikte të forta për nesër. 

“Ne kemi dokumenta në të cilat ata kanë kërcënuar zëdhënësit më të afërt të tij kanë thënë se do të ketë viktima, pa gjak nuk e lëshojmë. Absolutisht kam prova. I ka thënë tjetrit në telefon ai, pa gjak nuk e lëshojmë, do bëjmë gjak,”- tha Berisha. 

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll