Bota

Muzikë e alkool/Po shkonin në Meksikë, të rinjtë kanadezë e nisin festën që në avion

7 Janar 2022, 08:55 Nga DOSJA
Muzikë e alkool/Po shkonin në Meksikë, të rinjtë

KANADA – Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në mijëra metra lartësi, ku disa të rinj kanadezë janë bërë pjesë e një feste të shfrenuar totalisht me muzikë, alkool dhe kamera si në një festë të zakonshme, gjithçka brenda një avioni që fluturonte nga Kanadaja në Meksikë, ku do të merrnin pjesë në një party atje.

Pamjet e të rinjve që kërcenin dhe pinin brenda në avion pa maska janë bërë shumë virale, ndërsa nuk kanë munguar reagimet e ashpra ndaj këtij incidenti për të cilin kanë nisur hetimet.

I pari ka qenë vetë Kryeministri kanadez, i cili u shpreh se në një kohë kur shifrat e COVID-19 janë alarmante, një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe fyese për të gjithë kanadezët që kanë respektuar masat.

“Ne e dimë se sa shumë janë munduar njerëzit për sigurinë e tyre gjatë periudhës së festave, duke mbajtur masat anti-COVID dhe duke respektuar çdo masë”, tha ai.

Ndërkohë, mësohet se si pasojë e këtij incidenti në ajër, kompania ajrore refuzoi kthimin e këtij grupi personash për në Kanada.

Marrë nga boston.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota feste ne avion kanada meksike te rinjte kanadeze feste ne avion kanada meksike te rinjte kanadeze

Sondazh

Poll