Bota

Një tjetër humbje për Kadri Veselin, ndahet nga jeta nëna e tij në moshën 93-vjeçare

7 Janar 2022, 10:59 Nga DOSJA
Një tjetër humbje për Kadri Veselin, ndahet nga jeta nëna e

KOSOVË- Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli ka humbur jetën në moshën 93-vjeçare. Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk dihet ende nëse do jetë i pranishëm gjatë varrimit. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë familja, e cila ka njoftuar se ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq, me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! 

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ajshe veseli fazli veseli humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli ajshe veseli fazli veseli humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli

Sondazh

Poll