Art&Argëtim

Noizy dhe Stresi bëjnë paqe, hyjnë “live” në Instagram së bashku

6 Janar 2022, 20:31 Nga DOSJA
Noizy dhe Stresi bëjnë paqe, hyjnë “live” në

TIRANËDy  nga reperët e njohur Rigels Rajku i njohur nga publiku si Noizy dhe Arkimed Lusha, i njohur si Stresi mbrëmë kanë hyrë së bashku “Live” në rrjetin social Instagram.

Duket se ata i kanë zgjidhur msomarrëveshjet që kanë pasur me njëri-tjetrin. Fillimisht në “live” ishte Stresi dhe një shok i përbashkët i tij dhe Noizyt, Aleks Visha,  dhe më vonë dyshes iu bashkangjit edhe reperi Noizy.

Pajtimi i Noizyt dhe Stresit ka bërë që në “live” të hyjnë rreth 80 mijë shikues të cilët kanë duartrokitur veprimin e reperëve duke thënë se të dy duhet të shfrytëzojnë për mirë ndikimin e tyre tek fansat.

Reperët kanë vendosur të ndërtojnë tri shtëpi me paratë e fituara në rrjetin social “Tiktok” dhe duket se kanë bërë paqe. Reperi Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas. Dyshja i lënë pas mëritë mes tyre, ku Noizy u shpreh se nëse s’do jenë shokë, të paktën të mos jenë armiq.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz noizy stresi stresi dhe noizy noizy stresi stresi dhe noizy

Sondazh

Poll