Art&Argëtim

Iliri e ngacmon për natën në suitë, Einxhel: Është hera e fundit që unë futem atje

6 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
Iliri e ngacmon për natën në suitë, Einxhel: Është

TIRANË – Pas puthjeve dhe përqafimeve që kanë dominuar në marrëdhënien e moderatores Einxhel Shkira dhe Dj Dagz brenda shtëpisë së Big Brother Vip, dyshja kanë kaluar një natë romantike në suitë.

Ata janë puthur dhe përqafuar në vaskën me hidromasazh por duket se Einxhel ndihet akoma në siklet përsa i përket marrëdhënies së saj me Dj Dagz. Ilir Shaqiri e ka ngacmuar moderatoren duke e pyetur se çfarë ndodhi brenda suitës duke e pyetur moderatoren se si e kaluan natën dhe a pati puthje.

” Hë, si shkoi suita? Pati puçje?“, e ngacmoi Iliri.

Einxhel menjëherë e mohoi diçka të tillë dhe u vendos shumë në siklet. Më pas duke qeshur, ajo tha se kjo është hera e fundit që ajo shkon te suita, ndërsa balerini qeshi dhe i tha se ka qënë si në kafaz aty e ska mundur nga të shpëtojë.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Unë di të them vetëm një gjë që tek ajo suita nuk do futem më, është hera e fundit. Le ta marrë kush të dojë herës tjetër, ose do shkoj me ndonjë gocë”, tha Einxhel.

Gjatë spektaklit të së martës në momentin që u shfaqen puthjet e saj me Dj Dagz, Einxhel u fsheh prapa divanit, duke treguar se asnjëherë nuk ka qenë e hapur për lidhjet e dashurisë e se dëshiron t’i mbajë private. Po duket se çdo gjë ndryshoi pasi ajo mori një video-mesazh nga Aurora, motra e Dj Dagz, e cila i tha se i duket një vajzë shumë e fortë. Direkt pas asaj mbrëmje, Einxhel duket se e hodhi pas sikletin dhe puthje të tjera pasuan.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira ilir shaqiri shtepia e big brother vip einxhel shkira ilir shaqiri shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll