Art&Argëtim

Donaldi dhe Iliri përplasen sërish: Nuk ishte komike, volle vrer dhe qeshe vetë…

6 Janar 2022, 19:36 Nga DOSJA
Donaldi dhe Iliri përplasen sërish: Nuk ishte komike, volle vrer dhe

TIRANË – Detyra që Big Brother VIP iu dha banorëve për të bërë improvizimet e tyre për disa nga programet e televizionit ka sjellë një përplasje tjetër mes dy prej banorëve.

Emisioni “Fiks Fare” i Ilir Shaqirit dhe Meridian Ramçajt nuk i ka pëlqyer aspak Donald Veshajt, i cili tha se nuk ishte aspak për të qeshur që ata ishin tallur me mënyrën se si i bënte ai nominimet. Donaldit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe në një diskutim me banorët në oborr, ai po iu shpjegonte i revoltuar zgjedhjen e tij.

Nga ana tjetër Ilirit i tha se ajo që bënë nuk ishte humor por ishte “të vjellësh vrer” duke shtuar me ironi se banorët nuk qeshën me ta aq sa me improvizimin e Donaldit. Balerini e mori me sportivitet komentet e tij duke i thëën se programi ishte i tillë  dhe se ai nuk qeshi nuk do të thoshte se njësoj do bënin dhe shikuesit.

Donaldi: Nominimet bëhen me zemër apo me mendim. Ku do të dalësh ti ma analizon dot? Të ishte për mendim unë s’fusja fare veten time në nominim, të ishte për mendim unë fusja dikë që ishte i dobët aty dhe fakti që e kam çuar, e kam konsideruar. Dhe fakti që unë kam futur edhe veten time aty kam thënë “vari l**Nt” të gjithëve. Edhe Ilirin se dua të dal tek për tek, sepse atë ditë që i kishte krahët e ngrohta tha dua të dal në nominim me Donaldin. Te thojë çfarë të dojë, njerëzit ruajnë fytyrën e vet. Dhe Ilir ajo s’ishte humor, ajo ishte të vjellësh vrer vëlla. Dhe s’është ironi as sarkazëm

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Iliri: Dëgjo “Fiks Fare” ti e di që është një program satirik

Donaldi: Mos më trego mua se ça është. Është ndryshe të vjellësh vrer dhe është ndryshe të bësh shaka-ironi. Shaka dhe ironi është ajo që bëra unë më parë

Iliri: Edhe ne shaka dhe ironi bëmë

Donaldi: Ajo është vrer o vëllai im, ça komike. Kush qeshi vëlla? Qeshe vetë me veten u kënaqe

Iliri: Po ne nuk e dimë sa do qeshin njerëzit.

Dyshja improvizuan emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare” sipas mënyrës së tyre dhe si temë të diskutimit kishin zgjedhur nominimet që bëri Donaldi në spektaklin e fundit. Ata zhvilluan një dialog mes njëri-tjetrit ku vunë në dyshim nëse zgjedhja e aktorit ishte me mendje apo me zemër.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz donald veshaj ilir shaqiri shtepia e big brother vip donald veshaj ilir shaqiri shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll