Aktualitet

Autoriteti sqaron situatën e Vodës: U pezullua urgjent pas gjyqit, s’punon në shtet

6 Janar 2022, 16:14 Nga DOSJA
Autoriteti sqaron situatën e Vodës: U pezullua urgjent pas gjyqit,

TIRANË– Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka deklaruar se ish-zëvendësministrja Rovena Voda aktualisht nuk ka asnjë pozicion pune dhe nuk merr asnjë pagë nga shteti shqiptar. Në përgjigje të kërkesës për informacion të dërguar nga Dosja.al, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit sqaron se marrëdhëniet e punës dhe ato financiare me ish-zëvendësministren u pezulluan menjëherë pas vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që e la Vodën në ‘arrest shtëpie’. Krah përgjigjes, institucioni në fjalë ka dërguar edhe urdhërin për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me Vodën, që mban datën 26 korrik të vitit 2021, vetëm 13 ditë pasi Voda u la në arrest shtëpie nga GJKKO.

Sqarimi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit:

Mardhëniet e punës dhe ato financiare të znj.Rovena Poda u pezulluan menjëherë pas vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nisur nga disa informacione të publikuara në portalet Neëbomb.al dhe Dosja.al se ish-zëvendësministrja Roven Voda, e cila që prej datës 13.07.2021 është në arrest shtëpie, figuron të jetë e punësuar, me një pagë 1 milion lekësh, si koordinatore e projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit sqarojmë se : Në datë 26.07.2201 titullari i institucionit te Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë Urdhërin për Pezullimin e Përkohshëm në Ushtrimin e Marrëdhënieve të Punës dhe marrëdhënieve financare për znj. Rovenda Voda, bazuar në Vendimin nr.57 të datës 13.07.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe të Vendimit nr.58 , datë 15.07.2021, të Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së parë për Korrupsioin dhe Krimit të Organizuar. Në bazë të këtij urdhëri, znj. Rovena Poda me detyrë Kordinatore e Projektit që prej datës 13.07.2021( e cila korespondon me vendimin e gjykates se sipercituar) i janë ndërprerë marrëdhëniet  e punës dhe ato financiare, edhe për faktin se subjekti nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrat funksionale të percaktuara në Kontraten Individuale te Punes, per shkak të arrestit në shtëpi. Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i komunikon gazetarëve të mediave të sipërmenduar se është i hapur për të treguar listë -pagesat e institucionit nëse janë të interesuar për më shumë informacion të detajuar.

Databaza që publikoi pagat e mbi 610 mijë qytetarëve tregonte se Voda ishte punësuar si ‘Kordinatore Projektesh’, në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me një pagë prej 116 mijë e 667 lekësh, punë që mori pasi u largua si zëvendsministre.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit rovena voda autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit rovena voda

Sondazh

Poll