Politike

VD-Rama: Do të vijojë rritja e pagave për mjekët, QSUT kompleksi me modern në rajon

6 Janar 2022, 12:20 Nga DOSJA
VD-Rama: Do të vijojë rritja e pagave për mjekët, QSUT

TIRANË – Kryeministri Rama u shpreh se jo vetëm këtë vit, por edhe në 4 vitet e ardhshme të këtij mandati do të vijojë rritja e pagave për mjekët, që pritet të kapë vlerën e plus 40 për qind.

Duke folur në inaugurimin e ambienteve të reja të Pediatrisë së QSUT-së, Rama u shpreh se qëllimi kryesor është përmirësimi i kapaciteteve të shërbimit, rritja e transparencës dhe vlerës së meritës, për tu dhënë mundësi mjekëve që punojnë më shumë, të paguhen më mirë.


“Puna këtu vazhdon. Mua më vjen mirë që sipas parashikimeve tona, tani u mësuam që cdo parashikim ta bëjmë me rezervë, sepse të vjen brenda një pandemi, një tërmet, një përmbytje. Por sipas parashikimeve ne përmbyllim cdo pjesë të QSUT që ka nevojë të ndërhyjë në këtë standard. Dhe QSUT kthehet kështu në qendrën më të mirë të rajonit. Nuk ka krahasim kjo pediatri me cka qenë. Kemi shumë projekte që po shkojnë drejt përfundimit. Kompleksi do të jetë perferkt. Qëllimi është të përmirësojmë kapacitetet e shërbimit, të rrisim transparencën, të rrisim vlerën e meritës, tu japim mundësi atyre që punojnë më shumë të paguhen më mirë. Këtë vit do të rriten pagat dhe do të vijojnë në të katër vitet e qeverisjes sonë, për të shkuar në 40 plus brenda mandatit.”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Pediatria e re/Rama: QSUT, kompleksi më modern i rajonit, do rrisim rrogat e mjekëve

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama inaugurohet pediatria e re pediatria ne qsut rama te pediatria edi rama inaugurohet pediatria e re pediatria ne qsut rama te pediatria

Sondazh

Poll