Bota

Burrë e grua vetëvriten brenda 48 orësh në SHBA, lënë jetim fëmijën 1-muajsh

6 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA

FLORIDA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një çift oficerësh, bashkëshortë, kryen vetëvrasje brenda 48 orëve, duke lënë jetim fëmijën e tyre 1 muajsh. Ngjarja ka ndodhur  natën e ndërrimit të viteve.

Sipas mediave amerikane, burri u gjend i vetëvrarë në shtëpi nga kolegët e tij, ndërsa pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai humbi jetën në spital.

Kur mjekët njoftuan gruan se bashkëshorti ishte klinikisht i vdekur dhe se duhet t’i hiqnin aparaturat, kjo e fundit u largua nga spitali dhe rreth 24 orë më vonë gruaja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, ku u vetëvra me armën e shërbimit.

Marrë nga nypost.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota florida shba vetevritet cifti florida shba vetevritet cifti

Sondazh

Poll