Bota

Rizvanolli ndaloi prodhimin e kriptomonedhave, qeveria paralajmëron aksion në veri

6 Janar 2022, 12:45 Nga DOSJA
Rizvanolli ndaloi prodhimin e kriptomonedhave, qeveria paralajmëron aksion

KOSOVË- Qeveria e Kosovës po paralajmëron aksion në veri, vendimit të ministres së ekonomisë Artane Rizvanollin. Mediat vendase shkruajnë se Rizvanolli për shkak të krizës energjitike që ka përfshirë Kosovën vendosi të ndalojë prodhimin e kriptomonedhave në gjithë vendin, por si duket ky vendim nuk është pritur mirë nga qeveria. Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmend ka thënë se veriu i vendit do të trajtohet si e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit dhe ndër të tjera ka paralajmëruar mes rreshtash edhe aksion atje.

“Veriu i vendit do të trajtohet njëjtë si gjithë pjesa tjetër e territorit të Republikës së Kosovës. Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta ndërprejnë këtë aktivitet,– tha Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmend.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave në vendodhjet e identifikuara ku bëhet prodhimi i tyre. Ajo tha se këto masa kanë për qëllim trajtimin e çdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove rozafë kelmend artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove rozafë kelmend

Sondazh

Poll