Bota

VIDEO / Raketa ruse del jashtë kontrollit dhe bie drejt Tokës, NASA ngre alarmin

6 Janar 2022, 13:36 Nga DOSJA
VIDEO / Raketa ruse del jashtë kontrollit dhe bie drejt Tokës, NASA

OQEANI PAQËSOR – NASA ka ngritur alarmin pasi një pjesë e raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në 27 dhjetor, doli jashtë kontrollit. Edhe pse pjesë të shumta të mbetjeve raketore digjen pas hyrjes në atmosferën e Tokës dhe rreziku për njerëzit është i vogël, kur bëhet fjalë për pjesë më të mëdha ato mund të shndërrohen në rrezik nëse përfundojnë në zona të banuara.

Episodi shkaktoi një shqetësim jo të vogël, dhe komanda hapësinore amerikane arriti më në fudn ta gjurmonte rënien e Angara A5. Ajo hyri në atmosferën e Tokës diku mbi jugun e Oqeanit Paqësor, por mund të jetë e pamundur të përcaktohet se ku ra saktësisht.

Më herët, kreu i Agjensisë Europiane të Hapësirë, Holger Krag, që shprehur se raketa ruse po udhëtonte me një shpejtësi prej 7.5 kilometrash per sekondë. Sipas tij, rreziku që buronte prej saj ishte real dhe nuk duhet të injorohej.

Marrë nga cnn.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nasa raketa ruse nasa raketa ruse

Sondazh

Poll