Bota

Kaos në Kazakistan, vriten 8 policë, protestuesit i turren aeroportit

5 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Kaos në Kazakistan, vriten 8 policë, protestuesit i turren aeroportit

KAZAKISTAN – Gjendja e rendit dhe sigurisë në shtetin e Azisë Qendrore është përkeqësuar orët e fundit teksa janë vrarë nga demonstruesit 8 policë, ndërsa turma e demonstruesve ka shkuar drejt aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu, qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përkeqësimit të situatës në vend.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev raportohet se ka kërkuar ndihmën e Rusisë për të menaxhuar situatën. Ai premtoi se do t’u përgjigje ashpër protestave duke i akuzuar protestuesit se janë komplotistë të paguar.

Protestat në vend u aktivizuan pas rritjes së çmimit të lëndëve djegëse, ndërsa më pas qytetarët kanë shtuar dhe kërkesat për liri dhe  demokraci. Ata akuzojnë presidentin aktual Tokayev dhe paraardhësin e tij Nursultan Nazarbayev për minimin e demokracisë në vend Nazarbayev drejtoi vendin për 29 vite rresht. Në 2019, ai hoqi dorë nga posti i presidentit dhe vendosi të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit. Sot, pasardhësi i tij Tokayev vendosi ta shkarkojë atë dhe pjesën tjetër të këshillit për të qetësuar protestuesit.

Marrë nga “BBC”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota protesta ne kazakistan protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll