Aktualitet

Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës! Bardhi: Po bëhen punime, nuk njoftuan

5 Janar 2022, 12:11 Nga DOSJA
Selia e PD u ‘rrethua’ nga grupi i Berishës! Bardhi: Po

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi ‘show mediatik’ përpjekjen e Flamur Nokës dhe mbështetësve të Sali Berishës për të hapur dyert në seli.

Bardhi doli në një konferencë për mediat, pas incidentit ku disa deputetë të grupit të rithemelimit të PD tentuan të hyjnë në seli por dera ishte e mbyllur. Sipas tij, në seli po kryhen punime, teksa thekoi se dyert janë të hapur për çdo demokrat apo anëtarë të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge. Ai theksoi po ashtu se nuk do të lejohen në seli grupi i strukturuar kriminal B9, që u përmend një ditë më parë edhe nga Basha, me të cilët tha se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes.

Flamur Noka së bashku me deputetë të Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike u paraqitën sot në selinë blu. Duke u përballur me dyert e mbyllura, Noka mbajti një deklaratë për mediat jashtë selisë. Sipas tij, arsyeja e ardhjes së tyre kishte të bënte me një takim që do të zhvillonin për agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike për vitin 2022.

Noka pranoi se data 8 Janar do të jetë dita kur do të rikthehet liria në selinë e PD-së, duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me organizimin e protestës që do të zhvillohet në mesditë.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Nuk dihet nëse demokratët do të futen brenda selisë e nëse do të ketë përplasje apo zhvillimet të forta.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do hapen dyert e PD me datë 8? Bardhi: Unë do jem në seli

PLAS keq te PD! Demokrati: Te shtëpia ime nuk mbyllen dyert, Basha TRADHTAR

I kërkohet fatura dhe kompania e punimeve, Bardhi: Unë nuk merrem me bojë dhe llaç

Noka nuk u fut në seli, Bardhi: Kush tha që nuk u lejua? Nuk njoftoi administratën

Bardhi: Në seli po kryen punime, nuk ka nevojë të vini dhe trokisni

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll