Politike

Akuzohet që prej kohës në KLSH, zbulohen detaje nga kallëzimi ndaj Murrizit

5 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
Akuzohet që prej kohës në KLSH, zbulohen detaje nga

TIRANË – Të dhëna të reja kanë dalë në lidhje me kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik ndaj ish-deputetit të opozitës Myslim Murrizi, i cili është paditur për akuzat “pastrim parash” dhe “fshehje të të ardhurave”. Sipas “Balkanëeb”, Murrizi rezulton pronar i disa bizneseve në fushën e ndërtimit, arsimit dhe medias. Bazuar në kallëzimin e Policisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka depozituar dhe transferuar në periudhën qershor 2007-shtator 2008 shumën prej 249.751 euro brenda një banke të nivelit të dytë. Këto veprime janë kryer në kohën kur Murrizi ishte funksionar në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nga 249.751 euro, Murrizi ka tërhequr në formë para cash 248 mijë e 710.

Në vitin 2010, ai ka depozituar në llogarinë e kompanisë së tij “Murrizi 2009”, 60 mijë euro. Sipas Drejtorisë së Krimit Ekonomik, ish-deputeti nuk e ka deklaruar këtë shumë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe Kundër Konfliktit të Interesit. Në momentin kur mori mandatin e deputetit, ai nuk i ka deklaruar këto para. Policia dyshon se me këto të ardhura Murrizi ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme në forma të paligjshme.

Në lidhje me bizneset e tij, Myslim Murrizi rezulton se nuk është 100% aksioner.

Më pas, ai akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj si “ish-sigurims” në “Report TV” që ka raportuar dokrra kundër ish-deputetit. Ai u shpreh i habitur me akuzën e pastrimit të parave, si dhe ftoi prokurorinë që të hetojë çdo para të tij.

Myslim Murrizi është dënuar me 3 vite burg, të kthyer në shërbim prove në vitin 2006 në Gjykata e Apelit të Durrësit për veprën e mitmarrjes. Një vit më vonë, Gjykata e Lartë pushoi çështjen e ngritur kundër tij.

LAJMI KRYESOR:

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fshehje te ardhurash ildkpi klsh myslim murrizi pastrim parash tonin vocaj fshehje te ardhurash ildkpi klsh myslim murrizi pastrim parash tonin vocaj

Sondazh

Poll