Aktualitet

Plagosja e Pirolit në Shkodër! Policia arreston 34-vjeçarin dhe kushëririn (DETAJE)

5 Janar 2022, 13:43 Nga DOSJA
Plagosja e Pirolit në Shkodër! Policia arreston 34-vjeçarin dhe

SHKODËR– Vinçens Piroli, i riu i cili qëllua me pistoletë më silenciator më 3 janar dhe kushëriri i tij Marjan Marku janë ndaluar nga policia. Dy të rinjtë akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të së vërtetës. Piolit iu është komunikuar masat e arrestit në spitalin e Traumës, ku dhe po merr trajtimin mjekësor. 34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje mori dy plumba, në bark dhe shpatull.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

34-vjeçari Vinçens Piroli mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër pasditen e 3 janarit, rreth orës 19:00. I riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ai u la në spitalin e Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas u larguar nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens piroli plagoset vincens piroli

Sondazh

Poll