Aktualitet

Plagoset rëndë me sende të forta një 43-vjeçar në Përmet, kapet autori 38-vjeçar

5 Janar 2022, 13:30 Nga DOSJA
Plagoset rëndë me sende të forta një 43-vjeçar

PËRMET – Një 43-vjeçar është plagosur rëndë me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Përmet, pas një konflikti të çastit me shtetasin me inicialet A.J., 38-vjeç. I lënduari është shoqëruar në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë uniformat blu kanë bërë shoqërimin e 38-vjeçarit, si dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne permet policia permet plagosje ne permet policia permet

Sondazh

Poll