Bota

U shpall non-grata nga SHBA, çfarë përfshijnë sanksionet kundër Dodik…

5 Janar 2022, 17:50 Nga DOSJA
U shpall non-grata nga SHBA, çfarë përfshijnë sanksionet

SARAJEVË – Pas listës së sanksioneve të reja të publikuar sot nga Departamenti amerikan i Thesarit, ku përfshiheshin Milorad Dodik dhe televizioni “Alternativa” i kontrolluar prej tij janë bërë të ditura detaje për pasojat e sanksioneve të vendosura.

Sipas Dash, sanksionet e reja përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare. Të gjitha pronat që kanë qënë në pronësi të tij do të bllokohen dhe duhen raportuar në zyrën e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, OFAC. Gjithashtu u theksua se sanksionet përfshijnë edhe lloje të tjera ndalimesh.Janë ndaluar gjithashtu të gjitha transaksionet nga SHBA që përfshijnë pronat e tij dhe do ndalohet marrja e kontributeve ose mallrave dhe shërbimeve prej tij.

“Si rezultat i aksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve të listuar më sipër që ndodhen në SHBA ose apo kontrollohen nga një shtetas amerikan janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja). Të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur OFAC ka lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik. Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

LAJMI KRYESORDestabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

(m.k/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni dash per non grata milorad dodik sanksionet e shba shba sanksione ne ballkan dash per non grata milorad dodik sanksionet e shba shba sanksione ne ballkan

Sondazh

Poll