Bota

“Shembull i papërgjegjshëm”, Gjokovic i pavaksinuar në turne, revoltohen fansat

5 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
“Shembull i papërgjegjshëm”, Gjokovic i pavaksinuar

AUSTRALI – Të gjithë lojtarët dhe stafi në turneun e tenisit “Australian Open” duhet të vaksinohen ose të kenë një përjashtim të dhënë nga një panel ekspertësh të pavarur.

Sipas BBC, tenisti serb Novak Gjokoviç nuk ka folur për statusin e tij të vaksinimit, por vitin e kaluar tha se ishte “kundër vaksinimit”. Kryeministri Scott Morrison tha se nëse provat e lojtarit do të ishin të pamjaftueshme, ai do të ishte në “avionin e ardhshëm në shtëpi”. Mes polemikave, Morrison tha se lojtarit serb do t’i kërkohet të paraqesë prova pas mbërritjes se ai ka një përjashtim të vërtetë mjekësor nga vaksinimi.

“Nëse ato prova janë të pamjaftueshme, atëherë ai nuk do të trajtohet ndryshe nga askush tjetër. Nuk duhet të ketë rregulla të veçanta për Novak Gjokoviçin”, u tha kryeministri gazetarëve. 

Organizatorët thonë se kampionit në fuqi nuk i është dhënë trajtim i veçantë, por vendimi ka zemëruar shumë australianë. Australian Open fillon më 17 janar në Melburn.

Vendi po sheh dhjetëra mijëra raste të Covid-19 për herë të parë pasi duroi disa nga kufizimet më të rrepta në botë. Mbi 90% e popullsisë mbi 16 vjeç të Australisë është plotësisht e vaksinuar, por disa njerëz ende nuk mund të udhëtojnë globalisht për shkak të masave aktuale.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota sport australia novak djokoviç novak gjokoviç australia novak djokoviç novak gjokoviç

Sondazh

Poll