Bota

Përplasja Milorad Dodik-SHBA/Nga paralajmërimet tek non-grata, si nisi gjithçka…

5 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Përplasja Milorad Dodik-SHBA/Nga paralajmërimet tek non-grata, si nisi

SHBA – Marrëdhënia mes liderit të minoritetit serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik dhe SHBA ka arritur në një nga momentet më të tensionuara në histori, teksa SHBA e ka shpallur ditën e sotme “non-grata”.

Gjithçka nisi kur udhëheqësi serb i Bosnjë dhe Herzegovinës, Milorad Dodik, kërcënoi se Republika Srpska do tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe do të rindërtone një forcë ushtarake serbe për të arritur autonomi të plotë brenda vendit, në kundërshtim me marrëveshjet e paqes të 1995. Më 12 tetor, Dodik tha se gjyqësori, siguria dhe agjencitë e inteligjencës boshnjake do të ndalohen të veprojnë në Republika Srpska.

Më 14 tetor, Dodik tha se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Srpska (gjysma serbe e Bosnjës) duke rrethuar kazermat e saj dhe se nëse perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai kishte “miq” që kishin premtuar se do të mbështesnin kauzën serbe, një referencë e supozuar për Serbinë dhe Rusinë.  Më pas Policia serbe e Bosnjës kreu stërvitje “kundër-terroriste” në malin Jahorina, nga ku forcat serbe bombarduan Sarajevën gjatë një rrethimi të viteve 1992-95 çka zgjoi frikën se historia mund të përseritej.

Përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt, paralajmëroi disa herë se vendi është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe se ekziston një perspektivë “shumë reale” e një rikthimi në konflikt. Duke iu referuar vendimeve të fundit për tërheqjen e entitetit me shumicë serbe nga institucionet qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Derek Chollet, i tha Dodik se lëvizje të tilla janë të papranueshme dhe minojnë demokracinë e vendit. Pas kritikave dhe paralajmërimeve të vazhdueshme, ditën e sotme SHBA ka vendosur sanksione ndaj Milorad Dodik. Departamenti i Thesarit Amerikan ka komunikuar sot vendimin që Dodik të shpallet “non grata” nga SHBA për shkak se është i korruptuar dhe ka cënuar stabilitetin e rendin demokratik në Bosnje me deklaratat dhe sjelljet e tij të rrezikshme. 

Dodik ka kërcënuar me shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja për 15 vitet e fundit dhe deklaratat e tij të fundit kanë nxitur shqetësimet se një konflikt i armatosur mund të rindizet. Si senator, Biden mbështeti ndihmën ushtarake të SHBA për qeverinë e udhëhequr nga myslimanët e Bosnjës, Blinken ishte në stafin e këshillit të sigurisë kombëtare kur SHBA ndërhyri ushtarakisht dhe Samantha Power, tani në krye të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, ishte një gazetare në Sarajevë gjatë luftës. Gjatë luftës, ushtria serbe e Bosnjës kreu spastrim të gjerë etnik, një rrethim gati katërvjeçar të Sarajevës dhe shkatërrimin e “strehës së sigurt” të OKB-së të Srebrenicës. Rreth 100,000 njerëz u vranë në konflikt.

LAJMI KRYESOR: Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje hercegovine milorad dodik republika srpska sanksione bosnje hercegovine milorad dodik republika srpska sanksione

Sondazh

Poll