Bota

U paralajmëruan në dhjetor, a do të ketë ‘non grata’ të tjerë në rajon? Po Shqipëria

5 Janar 2022, 16:21 Nga DOSJA
U paralajmëruan në dhjetor, a do të ketë ‘non

SHBA – Sanksionet ndaj shtetasve që përbëjnë rrezik kombëtar për SHBA-në u paralajmëruan që në dhjetor të vitit të kaluar. Pas shpalljes “non grata” të biznesmenit serb në Kosovë Zvonko Veselinoviç në 8 dhjetor për lidhje me grupe kriminale dhe korrupsion, SHBA mori sanksione sot ndaj liderit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik, të cilin e akuzon për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe korrupsion.

Ajo çfarë pritet tashmë me interes është nëse shteti amerikan do të “ndëshkojë” figura të tjera politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku mes tyre është dhe Shqipëria. Vendi jonë u përmend në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga SHBA në qershor të vitit të kaluar.

“Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Vetë presidenti amerikan Joe Biden ka marrë përsipër fushatën e shpalljes “non grata” të politikanëve dhe biznesmenëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kur në 8 qershor 2021 ai firmosi  Urdhrin Ekzekutiv 14033 “Bllokimi i Pasurive dhe Ndalimi i Hyrjes në SHBA për Persona të Caktuar që kanë Kontribuar në Destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”. Shteti amerikan synon pastrimin e korrupsionit në vendet e këtij rajoni dhe përmirësimin e demokracive ballkanike duke pretenduar se janë dëmtuar aspiratat integruese në BE të këtyre shteteve.

Ky urdhër i firmosur pason atë të vitit 2001 të firmosur nga presidenti i kohës George W. Bush.

Në 29 maj 2021, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të hyjë në tokën amerikane për shkak të korrupsionit dhe minimit të demokracisë në Shqipëri gjatë kohës kur drejtonte vendin. Ish-lideri i demokratëve deklaroi më pas se do të padisë në Gjykatën e Parisit për shpifje Blinkenin. Në 8 dhjetor 2021, Departamenti i Thesarit shpalli biznesmenin serb Zvonko Veselinoviç dhe 13 të tjerë si “non grata” për shkak të përfshirjes në krim të organizuar në Kosovë.

LAJMI KRYESOR: Destabilizoi vendin! SHBA sanksione ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni milorad dodik non grata sanksione shba milorad dodik non grata sanksione shba

Sondazh

Poll