Aktualitet

Si u bënë 3 min në 30, Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave për vonesë te Don Bosko

5 Janar 2022, 12:18 Nga DOSJA
Si u bënë 3 min në 30, Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

TIRANË – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ka reaguar zyrtarisht pak më parë në lidhje me akuzat e dy portaleve se ambulanca u vonua 30 minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes ku pasditen e djeshme humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Drejtori i Urgjencës, Skender Brataj ka sqaruar opinionin publik se ambulanca ndryshe nga sa u raportua në media sipas tij ka mbërritur në vendngjarje për vetëm 3 minuta.

Komunikatë për mediat nga Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore:

SI U BËNË 3 MINUTAT E URGJENCËS MJEKSORE, NË 30 MINUTA TË JOQ-SË DHE SYRI.NET!!

Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.

Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjerksore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.

Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë.

Ambulanca e parë:

Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit.

Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe mer një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e traumës.

Mbërritja në spital në orën 16.19.

Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera.

Ora 16.22 nisja e tyre.

Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje.

Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë.

Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulanc e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulanc.

Nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta. Përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standart bashkëkohor.

Bashkëngjitur është dokumentimi i këtij misioni!

NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

Dr.Skender Brataj

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj sulm me arme ne don bosko urgjenca kombetare skender brataj sulm me arme ne don bosko urgjenca kombetare

Sondazh

Poll