Aktualitet

Gjendet i braktisur i mituri në Burrel, policia: Na ndihmoni në identifikimin e tij!

5 Janar 2022, 12:09 Nga DOSJA
Gjendet i braktisur i mituri në Burrel, policia: Na ndihmoni në

BURREL – Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njofton se ka gjetur sot një fëmijë të moshës 5-6 vjeç në dalje të Burrelit, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të miturit, i cili është braktisur dhe nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen. Policia e Dibrës në një njoftim për mediat kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

Njoftimi i Policisë Dibër:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij. I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”, njofton policia.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia diber policia mat policia diber policia mat

Sondazh

Poll