Bota

Ndalimi i kriptovalutave, Buzhala: Albini nëse nuk e kupton nuk lejon, si Erdogan

5 Janar 2022, 07:11 Nga DOSJA
Ndalimi i kriptovalutave, Buzhala: Albini nëse nuk e kupton nuk lejon, si

KOSOVË– Analisti Berat Buzhala ka ironizuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave. Me anë të një postimi, Buzhala e quan vendimin si pa llogjikë dhe kopje të asaj që po bën Erdogan. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëse nuk e kupton diçka, nuk e lejon, duke marrë shembullin e kriptovalutave.

POSTIMI I BUZHALËS

Ne vend qe me i detyru me e pagu rrymen, qeveria paska marre vendim me i shpalle ilegal prodhuesit e kriptovalutave. Logjika e kesaj qeverie eshte kjo: cdo gje qe nuk mundemi me e monitoru e me e kontrollu e shpallim joligjore.Kallxojne keta gazetaret e vjeter, kur kishin pas shperthy protestat e rinise ne vitin 1981 ne Prishtine, ishin mbledhe komunistat e asaj kohe edhe kishin pas thane “duhmi me i ndale gazetat mos me shkru per kete far pune”. Kish pas qellu njo ma i mençem aty ne mbledhje edhe kish pas thane “na keta tonet i ndalim, ama nuk di cka i bojme Reuters’it se edhe ai po shkrune”. “Thirrma edhe Rojtersin ketu”, kish pas thane shefi i partise, duke mendu qe Rojtersi eshte emen i gazetarit.Edhe shoqja Artane me shokun Albin, po dojne me e imitu Erdoganin. Ky i fundit, duke u mundu me e ndale renien e vleres se lires turke ne tregun nderkombetar kane marre vendim me e ndalu prodhimin e kriptovalutave. Ne Amerike, paten deshte me e ndalu alkoolin ne fillim te shekullit te kaluar, e ashtuquajtura periudha e prohibicionit. Krejt cka paten bo eshte qe e paten forcu tregun e zi. Paaftesia shumicen e herave te çon ne vendime absurde. “Çu po e ndalim”. Vec kur t’ia bon edhe Albini si ai burri i 81’tes” Thirrma pronarin e Bitkojnit ketu…. Qysh thojne vehabistat “ckado qe nuk shkrune ne Kuran nuk osht e lejueshme”. E njojta logjike edhe tash: Ckado qe nuk e kupton Albini nuk osht e lejueshme.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, mori vendimin ditën e djeshme për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim është marrë me rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora berat buzhala kosove kriptomonedhat ne kosove berat buzhala kosove kriptomonedhat ne kosove

Sondazh

Poll