Bota

200 kg kokainë në makinë, kapet në flagrancë kryebashkiaku afrikan

4 Janar 2022, 21:48 Nga DOSJA
200 kg kokainë në makinë, kapet në flagrancë

NIGER – Një kryetar bashkie në shtetin afrikan të Nigerit u kap në flagrancë nga policia pasi në automjetin që udhëtonte u gjetën 200 kg drogë e llojit kokainë. Ngjarja ka ndodhur në 2 janar në qytetin e Agadezit. Një patrullë policie ndaloi automjetin dhe pas kontrollit u gjet lënda narkotike me vlerë 8.7 milionë $. Së bashku me kryebashkiakun u arrestua dhe shoferi i tij.

Sipas mediave të huaja, droga do të dërgohej në veri të vendit.

Afrika është kthyer në një kontinentet më problematike për sa i përket trafikut të drogës. Në maj u konfiskuan 17 ton kokainë në Afrikën Perëndimore. Në Senegal u kapën 2 ton kokainë e pastër në muajin tetor. 3 ton kokainë u sekuestruan në një anije në Gambi në janar të 2021.

Kontineti më i vjetër i planet është një pikat tranzite të transportit të drogës që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën. Autoritetet afrikane të rendit raportojnë se po rritet sasia e lëndës narkotike që dërgohet drejt Afrikës për shkak të rritjes së kërkesës për furnizim me drogë nga shtetet europiane.

Marrë nga “The Street Journal”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afrikë droge afrikë droge

Sondazh

Poll