Bota

Ndodh në Janar, kancelari gjerman pritet të takohet me Putin

4 Janar 2022, 22:09 Nga DOSJA
Ndodh në Janar, kancelari gjerman pritet të takohet me Putin

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që të rivendosë marrëdhëniet me Moskën. Politiko shkruan se për këtë gjë ai po planifikon një takim ballë për ballë me udhëheqësin rus Vladimir Putin këtë muaj.

Zyrtarët e lartë gjermanë kanë planifikuar tashmë takime me homologët rusë në janar në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike mes alarmit në rritje se Kremlini po planifikon një sulm ushtarak kundër Ukrainës.

Sipas një raporti të së hënës nga gazeta gjermane Bild, këshilltari gjerman për politikën e jashtme Jens Plotner ka diskutuar me Kremlinin për një takim midis liderëve gjermanë dhe rusë për më shumë se dy javë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota olaf scholz vladimir putin olaf scholz vladimir putin

Sondazh

Poll