Bota

3 raste me Covid, qyteti i dytë kinez futet në bllokim total

4 Janar 2022, 21:55 Nga DOSJA
3 raste me Covid, qyteti i dytë kinez futet në bllokim total

KINË- Kina ka vendosur një qytet të dytë në bllokim total pasi u zbuluan tre raste asimptomatike të Covid. BBC shkruan se Yuzhou, e cila ka një popullsi prej 1.1 milionë banorësh, u mbyllë brenda një nate.

Ai pason një bllokim të ngjashëm në Xi’an, ku 13 milionë janë mbyllur në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori. Masat e rrepta vijnë përpara Vitit të Ri Hënor dhe Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin.

Me saktësisht një muaj deri në fillimin e Lojërave, zëdhënësi i ministrisë së jashtme ëang ëenbin i siguroi gazetarët se Kina kishte formuluar një sistem mbrojtjeje efikase dhe shumë efektive. Si pjesë e këtij sistemi, mijëra staf dhe vullnetarë filluan të hyjnë në një flluskë të martën, e cila do t’i shohë ata të mos kenë kontakt fizik me botën e jashtme për të kufizuar përhapjen.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izolim total te qytetit yuzhou kine izolim total te qytetit yuzhou kine

Sondazh

Poll