Aktualitet

Atentati në “Don Bosko”, zbulohen emrat e të plagosurve dhe viktimës

4 Janar 2022, 16:26 Nga DOSJA
Atentati në “Don Bosko”, zbulohen emrat e të plagosurve

TIRANË – Emrat e 4 personave të plagosur dhe një viktimë që u goditën me kallashnikov në lokalin “Fokus” në “Don Bosko” janë publikuar tashmë. Viktima është Erion Çela, 35-vjeç, kurse të plagosurit janë: Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmon Crroj 41 vjeç.

Blerim çela rezulton të jetë vëllai i viktimës, Erion Çela. Sipas të dhënave, ai ka marrë plumba në këmbën e djathtë dhe fytyrë. 46-vjeçari Dani është plagosur në këmbë. Selimaj ka plagë në shpatull, ndërsa 41-vjeçari Edmond Crroj është plagosur në bark dhe këmbë. Ata janë shtruar në Spitalin Ushtarak, ku po operohen nga mjekët.

5 personat e sipërpërmendur ishin ulur në një tavolinë në lokalin “Fokus”. Sipas informacionit zyrtar të policisë, ata janë qëlluar me armë zjarri nga jashtë lokalit. Atentatorët janë larguar shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejt Laprakës me një automjet tip “Mercedez-Benz”.

LAJMI KRYESOR: Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll