Art&Argëtim

Këngëtari Omarion reagon ndaj batutave të Omicron: Jam artist, jo variant i COVID-19

4 Janar 2022, 15:14 Nga DOSJA
Këngëtari Omarion reagon ndaj batutave të Omicron: Jam artist, jo

SHBA- Këngëtari i njohur Omarion me përhapjen e virusit të ri Omicron ka marrë një sërë komentesh tallëse në lidhje me emrin e tij. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi këngëtari ka vendosur të reagojë duke theksuar se është një artist dhe jo një variant.

“Ky është Omarion. Unë jam një artist – jo një variant. Kështu që ju lutem të jeni të vetëdijshëm se nëse rastësisht më hasni në rrugë, nuk keni pse të izoloheni për 5 ditë. Ndërsa është e rëndësishme të mos më prekni dhe të mbani distancën, sepse e dini se kështu duhet të jetë, nuk keni nevojë për një test negativ për të kërcyer muzikën time”, -u shpreh këngëtari.

Këngëtari Omarion ka lançuarr gjashtë albume si një artist solo, dy prej tyre, O dhe 21 , duke arritur në numrin 1 në ‘Billboard 200’.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll