Bota

Pas 22-vitesh, telefonat ‘BlackBerry’ do të ndalojnë së funksionuari sot

4 Janar 2022, 14:17 Nga DOSJA
Pas 22-vitesh, telefonat ‘BlackBerry’ do të ndalojnë

SHBA- Shumë telefona të vjetër BlackBerry do të ndalojnë së punuari sot pasi kompania çaktivizoi mbështetjen për sistemin e saj operativ. BBC raporton se mosfunksionimi i këtyre telefonave do të thotë se përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të bëjnë ose të marrin telefonata, të dërgojnë mesazhe, të përdorin Wi-Fi ose të kenë akses në të dhënat celulare.

Aplikacionet si BlackBerry Link, Desktop Manager, World, Messenger dhe Blend do të kenë ‘funksionalitet të kufizuar’.

Telefonat klasikë të kësaj kompanie do të ndalojnë së funksionuari, 22 vjet pasi pajisjet u shfaqën për herë të parë në treg. kompania është përballur me një betejë gjithnjë e më të pamundur teksa Apple dhe Samsung kanë nisur konkurrencën e tyre për dominimin global të smartfonëve.

Duke njoftuar përfundimin, BlackBerry falënderoi “klientët dhe partnerët tanë të shumtë besnikë ndër vite”.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll