Art&Argëtim

Ivanka Trump në top formë, shfaq linjat në Majemi teksa luan futboll amerikan

4 Janar 2022, 08:10 Nga DOSJA
Ivanka Trump në top formë, shfaq linjat në Majemi teksa luan

MAJEMI – Vajza e ish-Presidentit amerikan, Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen e plazhistëve në Majemi, teksa u shfaq tepër elegante teksa luante futboll me fëmijët e saj, në ditën e parë të vitit 2022. Ivanka ishte veshur me një fustan të zi, por dukej mjaft bukur teksa dyluftonte me fëmijët për të shënuar pikët në rërën e bardhë të plazheve të Floridës.

Në ndeshjen e improvizuar mori pjesë vetëm djali 8-vjeçar, Joseph Frederick Kushner, ndërsa vajza 10-vjeçare Arabella Rose Kushner dhe 5-vjeçari Theodore James Kushner, nuk u shfaqën krah të ëmës duke luajtur.

Një natë më parë, babai i saj dhe ish-Zonja e Parë Melania Trump, kishin organizuar festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ku ata që nuk kishin siguruar dot ftesë duhet të paguanin biletën prej 1000 dollarësh për person. Në festë morën pjesë disa miq të Trump, si Rudy Giuliani, kngresmeni Matt Gaetz, dhe djali i ish-presidentit, Eric.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

foto galeri foto galeri ivanka trump ivanka trump

Sondazh

Poll