Politike

Edi Rama rrëzon veten me shifra: Në Durrës 20% më shumë turistë se vitin e kaluar

26 Qershor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Edi Rama rrëzon veten me shifra: Në Durrës 20% më shumë

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka zhvillaur sot një takim me banorë në Njësinë Nr.5. Më shumë se takim, ishte një kafe me disa nga kandidatët për këshillin bashkiak, Pandeli Majkon dhe Erion Veliajn.

Në këtë takim ishte dhe Luan Bregasi një biznensem që kandidon për këshillin bashkiak të Tiranës. Ishte Rama që pyeti Bregasin se po i shkonin punët, por përgjigjen e mori nga Veliaj i cili tha se i ka ngecur biznesi nga kriza.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama tha se me gjithë krizën në Durrës këtë vit do të ketë 20% më shumë turistë se vitin e kaluar. Rama me këtë deklaratë të tijën rrëzon deklaratat e mëparshme ku ësthë shprehur se bojktoti, protestat dhe mospjesëmarrja në zgjedhje e opozitës ka trembur turistët, pasi këta të fundit refuzojnë të vijnë në Shqipëri.

Edi Rama: Luan si je, ç’bëhet?

Luan Bregasi: Mirë

Erion Veliaj: Mezi pret që të mbarojnë zgjedhjet që të rinis biznesi se ka ngecur tani nga situata politike.

Edi Rama: Megjithatë në Durrës 20% më shumë turistë se vjet. Edhe janë bërë dhe disa hotele të reja 20% më shumë.

Erion Veliaj: Jeta vazhdon

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza e turisteve kriza politike ps fushate ne tirane situata e tensionuar politike edi rama kriza e turisteve kriza politike ps fushate ne tirane situata e tensionuar politike

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2019, 08:48

TIRANE- Idajet Beqiri, kryetar i Partisë Uniteti Kombëtar, është një nga personazhet hit të momentit, pasi u kthye në sebepin që Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekreti...