Politike

Basha thirrje të fortë 4 ditë para zgjedhjeve: 30 qershori është nul, të marrin në dorë fatet e vendit

Basha ka dalë sot në një deklaratë urgjente, ku ka bërë thirrje kundër zgjedhjeve. Basha u shpreh se 30 qershori është nul. Ai komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të KiE dhe shtoi se ishte shenjë e qartë se zgjehdjet nuk i do askush. Kreu i PD tha se opozita nuk do i njoh zgjedhjet dhe nuk do lejojë që të shkoj deri në fund plani kriminal i Edi Ramës.
Featured image of article: Basha thirrje të fortë 4 ditë para zgjedhjeve: 30 qershori është nul, të marrin në dorë fatet e vendit Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë shtypi në selinë e PD. Kjo është deklarata e Bashës është e dyta brenda 24 orëve, pas një njoftimi që ai bëri mbrëmjen e djeshme, ku iu kërkoi shqiptarëve që të refuzojnë qeverinë Rama. Gjithashtu, po sot, Këshilli i Europës tërhoqi nga Shqipëria një delegacion që pritej të vinte për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Pikërisht për këtë çështje Basha ka dëlë në deklaratë për emdiat ku ka bërë dhe njehrë thirrje që askush të mos shkojë në votime. Ai tha se  anulimi i këtij delegacioni është një shenjë e qartë se zgjedhje në 30 qershor nuk ka. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Basha u shpreh se  votimet në 30 qershor janë nul dhe opozita dhe qytetarët janë në këmbë dhe nuk do të lejojnë këtë farsë. “Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha. 

(A.B. F.G & A.S/ Dosja.al)

  • 14:32

    “Votimet në 30 janë nul”, Basha deklaratë të fortë: Opozita dhe qytetarët janë në këmbë, do i dalim për zot vendit

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga dekalrata urgjente për mediat ka deklaruar dhe njehrë se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Sipas tij opozita dhe qytetarët janë në këmbë dhe nuk do të lejojnë që në Shqipëri të instalohet diktatura e Ramës. Më tej ai u shpreh se nuk do të bëjnë asnjë hap pas dhe do i dalin për zot vendit.

    “Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë. Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, u shpreh Basha.

  • 14:27

    Anulimi i vizitës së delegacionit të KiE, Basha: Shenjë e qartë se zgjedhje në 30 qershor s’ka

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë urgjende nga selia blu ka bërë me dije se dhe njëherë se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Teksa komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës u shpreh se ky ishte një mesazh i qartë se zgjedhje në Shqipëri nuk ka.

    PJESË NGA DEKLARATA

    Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

    Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.  Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

    Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama.

Shto Koment