Bota

Të gjithë asimptomatikë / 150 pasagjerë pozitivë me Covid-19 në kroçerën turistike

4 Janar 2022, 08:59 Nga DOSJA
Të gjithë asimptomatikë / 150 pasagjerë pozitivë me

ROMË– 150 pasagjerë rezultuan pozitivë me Covid-19 pas një testi të kryer në anijen turistike MSC Grandiosa, në të cilën udhëtonin rreth 5 mijë persona. Kroçera u nis në portin e Xhenovas dhe sipas medieve italiane, pothuajse të gjithë pasagjerët që janë infektuar deri më tani janë asimptomatikë.

Pasagjerët italianë do të transportohen me shpenzimet e kompanisë së anijeve në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të izoluar deri sa të shërohen nga virusi. Ndërkohë, pasagjerët e huaj do të karantinohen në një shtëpi të moshuarish në Xhenova dhe në zonën e madhe të Torinos.

Përpara se anija e lundrimit të niset për udhëtimin e saj të ri, do të bëhet dezinfektim i kujdesshëm brenda MSC Grandiosa.

Marrë nga ansa.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 msc grandiosa covid-19 msc grandiosa

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2022, 07:46

Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

GJERMANI – “Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigu...