Bota

Kritikat e së djathtës / Hiqet flamuri i madh i BE nga Harku i Triumfit në Paris

4 Janar 2022, 07:16 Nga DOSJA
Kritikat e së djathtës / Hiqet flamuri i madh i BE nga Harku i

PARIS – Flamuri i madh i Bashkimit Europian, i cili u vendos në Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar fillimin e Presidencës franceze të bllokut, u hoq pas kritikave të politikanëve të së djathtës. Liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen tha se “zëvendësimi” i flamurit francez ishte një sulm mbi identitetin e vendit. Le Pen vlerësoi heqjen e flamurit si një fitore për të djathtën ekstreme. Flamuri ishte vendosur përkohësisht në natën e Vitit të Ri për të shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore franceze të BE-së.

Ministri i Çështjeve Europiane Clement Beaune, i cili të premten kishte thënë se flamuri do të qëndronte për “disa ditë”, tha se ishte hequr ashtu siç ishte planifikuar. Ai theksoi se Le Pen dhe liderët e tjerë kishin gabuar kur deklaruan se flamuri i BE-së kishte zëvendësuar flamurin francez pasi nuk do të qëndronte përgjithmonë.

Pika të tjera referimi në kryeqytet dhe qytete të tjera franceze do të ndriçohen me blu për pjesën tjetër të javës për të shënuar marrjen e presidencës së rradhës të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

Marrë nga france24.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota harku i triumfit marine le pen paris harku i triumfit marine le pen paris

Sondazh

Poll