Bota

Tensionet në Ukrainë, Rusia pret mbledhjen e formatit të Normandisë

4 Janar 2022, 07:42 Nga DOSJA
Tensionet në Ukrainë, Rusia pret mbledhjen e formatit të

RUSIA –Përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore ku aktualisht sundijnë forcat pro-ruse. Formati i Normandisë u pagëzua kështu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore.

Kush do të marrë pjesë në bisedimet e së enjtes në Moskë?

Mikpritës i bisedimeve do të jetë Dmitry Kozak, nënkryetari i administratës presidenciale ruse. Qeveria gjermane do të dërgojë Jens Plwtner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Plëtner do të udhëtojë për në Moskë këtë javë, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës. Hebestreit nuk pranoi të komentojë për njoftimet e një gazete në lidhje me mundësinë e takimit këtë muaj të kancelarit Scholz me Presidentin rus Vladimir Putin . Parisi do të dërgojë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron. Se kush do të përfaqësojë Ukrainën nuk dihet ende.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota franca gjermania rusia ukraina franca gjermania rusia ukraina

Sondazh

Poll