Art&Argëtim

Fjoralba Ponari tregon momentin e sikletshëm: Fustani u zbërthye, për fat të keq…

3 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË – Emisioni i humorit ‘Portokalli’, si çdo vit transmetoi episodin special kushtuar natës së ndërrimit të viteve, por diçka e paparashikuar i ndodhi moderatores Fjoralba Ponari.

Fustani nuk ju bind moderatores teksa kapëset tek pjesa e gjoksit u hapën, por Fjoralba e kaloi këtë situatë me shumë sukses. Incidenti është vënë re nga ndjekësit ne Instagram të cilët e “ngacmuan”. Ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Në video moederatorja shihet e sikletosur teksa mban me dorë fustanin që mos ekspozohet. Ndërsa Salsano që e kuptoi situatën, nisi ta ngacmojë dhe për ta kaluar sikletin me një batutë Fjoralba shprehet se po u drejtohet gjithë shqiptarëve me dorë në zemër.

“Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”, thotë ajo.

Mesa duket moderatorja e ka përballuar mjaft mirë situatën përderisa shumica e publikut as nuk e vuri re incidentin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz “portokallia” fjoralba ponari grisje e fustanit “portokallia” fjoralba ponari grisje e fustanit

Sondazh

Poll