Art&Argëtim

E motra luftoi 10 vjet me leuçeminë, aktori dhuron 70% të pagës për gjetjen e kurës

3 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
E motra luftoi 10 vjet me leuçeminë, aktori dhuron 70% të

SHBA – Aktori i njohur kanadez Keanu Reeves dhuroi 70% të pagës së marrë nga filmi ii tij i parë “The Matrix” për të financuar kërkimine një kure për sëmundjen e leuçemisë (kanceri i gjakut), pasi motra e tij më e vogël luftoi me sëmundjen për 10 vjet.

Sipas Daily mail, 57-vjeçari, i cili thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi 35 milionë dollarë në total për filmin e parë në vitin 1999, u bë kujdestari kryesor i Kim gjatë kësaj kohe dhe ndihmoi në rimëkëmbjen e saj pasi kaloi një dekadë duke luftuar me kancerin. Ai shiti shtëpinë e tij për të qenë më afër saj dhe vazhdimet e filmit Matrix u vonuan. Ai gjithashtu shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar Kimin të shërohej. Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin.

Kjo nuk është diçka e re teksa në vitin 2001, ylli dorëzoi një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të fundit të filmit të tij të dytë dhe të tretë Matrix te VFX dhe ekipet e dizajnit të kostumeve. Në qershor 2020, Keanu nxori në ankand një “takim”virtual Zoom 15-minutësh për të mbledhur para për një organizatë bamirëse për kancerin e fëmijëve, “Camp Rainboë Gold”. Në tetor, u zbulua se ai i dhuroi ekipit të tij të John ëick 4 orët Rolex Submariner me vlerë 9,150 dollarë secila.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz fondacion bamirësie keanu reeves leucemia leucemia akute fondacion bamirësie keanu reeves leucemia leucemia akute

Sondazh

Poll