Art&Argëtim

Aktori nga Kosova fut djalin në burg për një natë: E bëra me qëllim, të bëhet burrë

3 Janar 2022, 17:48 Nga DOSJA
Aktori nga Kosova fut djalin në burg për një natë: E

KOSOVË – Mes rrëfimeve të shumta nga jeta private e personazheve publike ka qenë edhe ai i aktorit të njohur nga Kosova, Enver Petrovci. Ai ka treguar në emisionin “Festë në T7″ se burgun e shikon si një institucion të nëvojshëm madje çdokush duhet t’i kalojë tre ditë në qeli sipas tij. Ai ka habitur me deklaratën se edhe të birin e ka futur qëllimisht një natë në burg që të mësojë disiplinën.

Ai ka treguar se kur i biri ka bërë një shkelje rrugore nuk ka shkuar ta nxjerrë por i ka kërkuar policisë ta nxjerrin të nesërmen. Sipas aktorit tani që nuk shkohet më as në ushtri e as në burg, nuk ka më burra.

“Vetë i kam kërkuar Policisë që ta mbajnë brenda një natë. Burgu është për gratë e forta dhe burrat e fortë. Tani në ushtri nuk po shkojnë e as në burg nuk po shkojnë…Ku e kanë burrërinë këta?,”- tha ai.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktori i njohur enver petrovci kosova aktori i njohur enver petrovci kosova

Sondazh

Poll