Art&Argëtim

Spektakël në qiell / Fotografi izraelit kap imazhin unik gjatë fluturimit të zogjve

4 Janar 2022, 07:03 Nga DOSJA
Spektakël në qiell / Fotografi izraelit kap imazhin unik gjatë

IZRAEL – Një fotograf izraelit, eksplorues i botës së egër, ka arritur të kapë një imazh të mrekullueshëm të një tufe zogjsh që ngjajnë me një lugë të mbushur me sheqer. Iluzioni ndodhi gjatë asaj që njihet si “murmuritje”, ku mijëra zogj fluturojnë në grupe.

Fotografi me fat e shkrepi foton e veçantë teksa kishte shkuar në një ekskursion herët në mëngjes në luginën veriore të Jordanit për të fotografuar bimë dhe zogj të egër.

“Kur isha në luginë pashë tufën e zogjve. Qëndrova atje për rreth pesë ose gjashtë orë duke i parë dhe duke i ndjekur për të kapur disa fotografi të bukura”- tha ai për BBC.

Marrë nga bbc.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri fotograf fotografi fotograf fotografi

Sondazh

Poll