Aktualitet

Rrëmbeu të bijën dhe e futi në avion, arrestohet shqiptari në Itali

3 Janar 2022, 17:12 Nga DOSJA
Rrëmbeu të bijën dhe e futi në avion, arrestohet shqiptari

ITALI – Një person është arrestuar nga policia kufitare italiane në aeroportin e Abruzos ditën e djeshme.

Sipas Chieti today, burri me kombësi italiane, banues në Martinsicuro, por me origjinë nga Shqipëria, tentoi të hipte në fluturimin Pescara-Tiranë së bashku me vajzën e tij 20-vjeçare dhe familjen. Por mbi 50-vjeçarin kishte një urdhër ndalimi të kërkuar nga e bija, megjithëse duket se ka pranuar të largohet me të atin. Urdhëri për të qëndruar 500 metra larg nga e bija u dha në vitin 2020 për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje.

Pavarësisht peripecive familjare, duket se e bija e ksihte tërhequr denoncimin, megjithëse urdhëri i ndalimit ishte ende në fuqi. 50-vjeçari u arrestua nga policët e koordinuar nga nënkomisari Dino Petitti dhe u vendos në arrest shtëpie.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni arrestohet shqiptari ne itali itali pescara arrestohet shqiptari ne itali itali pescara

Sondazh

Poll