Aktualitet

Plagosje në hotel! I riu qëllon me armë të dashurën, vajza: Aksidentale, po festonim

3 Janar 2022, 09:23 Nga DOSJA
Plagosje në hotel! I riu qëllon me armë të dashurën,

DURRËS– Fatbardh Dervishi, alias Doda, është 32-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri të dashurën e tij, Edis Koroveshin. Doda, i sapo kthyer nga Spanja, ka qëlluar me armë të dashurën e tij në shpatull e më pas është larguar me mjetin fuoristradë tip “Mercedez Benz GLE”, ngjyrë kafe.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në ambientet e brendshme të hotelit ‘Delta’ pranë autostradës Tiranë-Durrës. Çifti, mbërriti në orët e para të mëngjesit në hotel për të kaluar kohë së bashku. Policia raporton se plagosja me armë zjarri ndodhi në orën 09:20. Kanë qenë punonjësit e hotelit, të cilët kanë gjetur të vetme në dhomë vajzën e plagosur. Ata njoftuan policinë dhe kjo e fundit lajmëroi ambulancën për të transportuar të renë në spital.

Në dëshminë e dhënë nga Koroveshi, të rinjtë shkuan në hotel për të festuar Vitin e Ri 2022. Sipas 23-vjeçares, plagosja ka ndodhur pa dashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel. Sipas saj, Doda ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje.

Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje, ndërsa për policinë rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

E reja ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Tiranës dhe Fierit kanë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale për të bërë të mundur kapjen e 32-vjeçarit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I dashuri e plagosui, 23-vjeçarja: Padashje, ishte i dehur, po festonim Vitin e Ri

I sapo kthyer nga Spanja! Doda ‘tapë’, qëlloi ndaj të dashurës, e lë vetëm në dhomë

U qëllua aksidentalisht nga i dashuri në hotel, kush është 23-vjeçarja

Plagosja në hotel/ Plumbi rikoshetë kapi krahun e vajzës, autori i dehur (DETAJET)

Qëlloi me armë vajzën brenda hotelit në Durrës, zbulohet EMRI i autorit

Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçarja në Durrës, policia: Jemi në kërkim të autorit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatbardh doda plagoset edis koroveshi plagosje ne durres fatbardh doda plagoset edis koroveshi plagosje ne durres

Sondazh

Poll