Bota

‘Pushtimi’ i Kapitolit në SHBA, Komiteti i 6 janarit përgatitet për seanca publike

3 Janar 2022, 12:31 Nga DOSJA
‘Pushtimi’ i Kapitolit në SHBA, Komiteti i 6 janarit

SHBA- Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që heton kryengritjen e 6 janarit në Kapitol po planifikon seanca publike në mujat e ardhshëm. Mediat e huaja raportojnë se ata kanë intervistuar më shumë se 300 dëshmitarë, kanë mbledhur dhjetëra mijëra dokumente dhe kanë udhëtuar në të gjithë vendin për të biseduar me zyrtarët e zgjedhjeve, të cilët ishin nën presion nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Në muajt e ardhshëm, anëtarët e panelit do të fillojnë të zbulojnë provat e tyre ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të zbardhur trazirat dhe për të hedhur poshtë sugjerimet që ai ndihmoi në nxitjen e tyre. Komiteti gjithashtu përballet me barrën e përpjekjes për të bindur publikun amerikan se përfundimet e tyre janë të bazuara në fakte të besueshme.

Gjithashtu nëntë ligjvënës, shtatë demokratë dhe dy republikanë janë të bashkuar në angazhimin e tyre për të treguar historinë e plotë të 6 janarit dhe ata po planifikojnë seanca dëgjimore dhe raporte televizive që do t’i nxjerrin në shesh gjetjet e tyre. Qëllimi nuk është vetëm të tregojnë rrezikun që paraqiste sulmi, por edhe të bëjnë një lidhje të qartë mes sulmit dhe trysnisë që ish-Presidenti Trump ushtroi ndaj disa shteteve dhe Kongresit, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence. Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump komiteti i 6 janarit sulmi ne kapitol donald trump komiteti i 6 janarit sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll