Art&Argëtim

10 personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”

3 Janar 2022, 11:00 Nga DOSJA
10 personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të

TIRANË- Këtë vit banorët e ‘Big Brother’ janë personazhe Vip. Shumë perona të njohur si këngëtarë, modele, aktore u përfolën se do të ishin pjesë e shtëpisë së famshme të ‘Big Brother Vip’. Duket se ky ka qenë një vendim i vështirë pasi dhjetë personazhe të njohur kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në “Big Brother VIP”. Arsyet kryesore për të mos u bërë pjesë e lojës ishin fëmijët e tyre dhe familja si dhe projektetet e punës.

Këngëtaraj Çiljeta Xhilaga

 

 

“Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”,- ka treguar këngëtarja.

Moderatorja Roza Lati

Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother VIP për arsye pune.

“Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo për Prive.

Këngëtari Robert Berisha

Berisha ka pranuar se ka marrë një ftesë për të hyrë brenda shtëpisë së Big Brother një muaj para se të niste reality show. Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se nuk do të pranonte kurrë të linte vajzën e tij Renee dhe emisjonin e tij për të dhënë show.

Këngëtarja Mihrije Braha

Ftesa i ka shkuar edhe këngëtares Mihrije Braha, e cila duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.

Këngëtarja Linda Halimi

Linda Halimi ishte këngëtarja e cila i vuri kusht ‘Big Brother VIP’ që të futej brenda shtëpisë bashkë me vajzën e vogël. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj. “Isha unë. S’mund ta leja fëmijën 100 dite pa mamin”- shkruante Linda.

Modelja Kleoniki Delijorgji

Modelja ka treguar se nuk do të merrte pjesë në këtë format,duke e konsideruar si eksperiencë të pashëndetshme.

Modelja Oriola Marashi

Ishte e ëma e modeles, Xhoi Jakaj, e cila zbuloji se Oriola ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia.

Aktorja Marjana Kondi

Miku i saj, Ervin Kurti zbuloi në “Pardon My French” se Marjanës i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother”, por ajo nuk ka pranuar.

Këngëtari Shpat Kasapi

Shpat Kasapi dhe Selvija presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Fation Kuqari

Fation Kuqari, ka marrë ftesë për tu bërë pjesë e lojës së “Big Brother VIP”. 26-vjeçari zbuloi se e ka refuzuar ftesën për një arsye të fortë, pasi është një tip që nuk ri dot pa u zënë dhe e ka të pamundur të rrijë në një vend.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz #mihrije braha big brother vip çiljeta xhilaga marjana kondi robert berisha roza lati #mihrije braha big brother vip çiljeta xhilaga marjana kondi robert berisha roza lati

Sondazh

Poll