Art&Argëtim

Kamarieri bie me gjithë tortë në dysheme, shtangen dhëndri dhe nusja

3 Janar 2022, 10:48 Nga DOSJA
Kamarieri bie me gjithë tortë në dysheme, shtangen dhëndri

ARMENI – Një situatë gazmore është regjistruar në Jerevan të Armenisë, brenda një restoranti, ku nusja e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum të zi po bëheshin gati për prerjen e tortës për ta shpërndarë tek dasmorët, që ishin mbledhur për të festuar martesën e tyre.

Por, ata nuk e dinin aspak se do të binin viktimë e një videoje gazmore, ku ishte i përfshirë edhe njëri prej kamarierëve të restorantit, i cili teksa po sillte tortën, u shtir sikur rrëshqiti dhe për një moment së bashku me tortën përfunduan në dysheme.

Por ky moment nuk u prit edhe aq mirë nga çifti i ri, gjë që dallohet qartë edhe në pamjet e videos që tashmë është kthyer virale në rrjetet sociale. Madje reagimi i dhëndrit i bëri të gjithë të qeshin kur e panë se si ndryshoi qëndrimin e tij, gjë që e tregonte edhe fytyra e tij. Megjithatë më vonë e kuptoi se gjithçka ishte pjesë e një shakaje dhe se ishte përgatitur një kamerë e fshehtë për ta.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri armeni jerevan torta e dasmes armeni jerevan torta e dasmes

Sondazh

Poll