Art&Argëtim

Einxhel e penduar për puthjen me Dagz: Isha e pirë dhe e lodhur, s’duhet të ndodhte

3 Janar 2022, 06:35 Nga DOSJA
Einxhel e penduar për puthjen me Dagz: Isha e pirë dhe e lodhur,

TIRANË– Einxhel dhe Dj Dagz shkëmbyen puthjen e tyre të parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. E sikletosur, Einxhel i pranoi Beniadës ngjarjen e ndodhur. Teksa diskutonin me njëra-tjetrën Einxhel nuk e fshehu pendesën për veprimin e bërë.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”,- tha ndër të tjera Einxhel.

Nga ana tjetër Beniada u përpoq ta qetësonte duke e nxitur të shijojë momentin.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”,- i tha ajo.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip einxhel shkira big brother vip einxhel shkira

Sondazh

Poll