Art&Argëtim

Habit aktorja e telenovelave spanjolle: Jam martuar me kushëririn e parë

3 Janar 2022, 09:51 Nga DOSJA
Habit aktorja e telenovelave spanjolle: Jam martuar me kushëririn e

SPANJË- Aktorja spanjolle Natasha Klauss, e cila interpreton Sarën “Sarita” te telenovela “Pasion i Fshehtë’, ka treguar historinë e veçantë të martesës së saj. Mediat e huaja raportojnë se aktorja ka përfunduar duke dashuruar kushëririn e saj të parë me të cilin ka gjithashtu një vajzë. Gjatë rrëfimit Klauss shpjegoi se ajo nuk e njihte si kushëri dhe nuk ishin parë që kur ishin fëmijë në moshën 11 vjeçare.

Më pas ajo ka treguar vështirësitë e martesës pasi kisha katolike nuk të lejonte të martoheshe me kushëririn e parë, si dhe problemet që mund të kishin për një fëmijë së bashku.

“Ne jemi kushërinj të parë, normalisht ka shumë persona që nuk e kuptojnë. Nuk jam rritur me të, sepse ai jetonte në Uruguay dhe unë në Kolumbi e nuk e shihja si kushëri, nuk kishte konotacionin e kushëririt. Në atë kohë nuk mund të martoheshe me kushëririn e parë në kishën katolike dhe u martuam në rrugë civile. Ai e ka adoptuar Izabelën (vajzën nga martesa e parë), sepse erdhi në jetën time kur ajo ishte 9 muajshe dhe aty filloi historia jonë. Kur vendosëm të kishim fëmijë biologjik, gjinekologu tha se nuk ka asnjë problem, por unë kisha dyshime, sepse kështu është përfolur gjithmonë nga gojëdhënat. Shkuam te një profesionist i gjenetikës dhe aty kuptuam se shumë gjëra i dimë gabim sipas gojëdhënave.” ,- tregoi ajo.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll