Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçarja në Durrës, policia: Jemi në kërkim të autorit

3 Janar 2022, 09:26 Nga DOSJA
Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçarja në Durrës,

DURRËS– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për plagosjen e ndodhur brenda hotelit në Durrës. Mësohet se autori i ngjarjes është Fatbardh Doda. 32-vjeçari i sapo kthyer nga Spanja, në gjendje të dehur qëlloi ndaj të dashurës së tij, Edis Koroveshin, duke e lënë të plagosur në shpatull. E reja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale për të bërë të mundur kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Qëllohet me armë 23-vjeçarja në Durrës! Plagosja brenda hotelit, autori në kërkim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatbardh doda plagoset edis koroveshi plagosje ne durres fatbardh doda plagoset edis koroveshi plagosje ne durres

Sondazh

Poll