Aktualitet

EMRAT/Makina del nga rruga në Sarandë, plagoset gruaja e vajza 5-vjeçare e shoferit

3 Janar 2022, 06:20 Nga DOSJA
EMRAT/Makina del nga rruga në Sarandë, plagoset gruaja e vajza

SARANDË – Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së tij e për pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja dhe vajza e tyre vetëm 5 vjeçe.

Të plagosur janë çifti Klaudio dhe Laureta Arapi, së bashku me të bijën, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ato janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak. Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande klaudo arapi laureta arapi aksident ne sarande klaudo arapi laureta arapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2022, 07:44

Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

ELBASAN– Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas. Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi...