Aktualitet

Kokaina në Durrës! Hoxha: 2022 u nis me faqe të bardhë, konteineri si urbani Ndroqit

3 Janar 2022, 06:25 Nga DOSJA
Kokaina në Durrës! Hoxha: 2022 u nis me faqe të bardhë,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ka kushtuar një shkrim sasisë së kokainës së gjetur në fund të vitit 2021 në Portin e Durrësit. Hoxha shkruan me ironi se kompania ‘Bana king’ na e nisi vitin 2022 me faqe të ‘bardhë’, duke e bërë konteinerin e ardhur nga Ekuadori si urban të Ndroqit. Ai nuk harroi të komentonte dhe njoftimin e policisë për këtë ngjarje, duke thënë se personat që gjetën mallin u kujtuan në mëngjes për të lajmëruar autoritetet.

POSTIMI:

Eh moj bananja kinge, ç’na e nise me faqe “te bardhe” 2022-shin… Na u be ky konteineri i fundit, qe erdhi nga Ekuatori, si urbani Ndroqit.Ndalohet ne Gioa Tauro Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin konteinerin. E ndalin ca “pasagjere” me maska e kallashnikove ne Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin deren. Ne darke e parkojne konteinerin ne Vaqar, sistemojne arkat me “banane”, pastaj kujtohen ne mengjes, se duhet njoftuar policia. Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilograme “banane bardhoshe”…. Te pakten na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisen nga Guayaquil, sa bitisen ne Vaqarr?! Jo per gje, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke qe ha populli?!!

Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit artan hoxha 119 kg kokaine ne portin e durresit artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Janar 2022, 07:44

Dhunoi gruan, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

ELBASAN– Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas. Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi...